Tre persona të arrestuar për krime kibernetike, mashtruan suedezët në vlera të mëdha parash
dp

Lexo edheDeda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me BE-në

Tre persona janë arrestuar në një aksion kundër krimeve kibernetike. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të dyshuarit janë arrastuar në një Call Centre, pasi që kanë mashtruar qytetarë suedezë, kryesisht të moshuar, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.
Sipas të njëjtave burime të dyshuarit, klientëve në Suedi u ofronin sigurime dhe produkte të ndryshme me çmime joshëse, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të parave.
Vlera e dëmit të shkaktuar dyshohet të jetë e konsiderueshme, në mijëra euro.

Lexo edheDeda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me BE-në
Ndyshe, aksioni është ende në vazhdim dhe pritet të ketë arrestime të tjera.