back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeTre oficerë të FSK-së diplomojnë në Gjermani

Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Gjermani

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Oficerët e FSK-së nënkolonel Fatlum Demiri, Major Leutrim Hoti dhe Major Gurakuq Haradinaj kanë përfunduar Programin për Studime të Aplikuara të Sigurisë (Program on Applied Security Studies – PASS) në Garmisch – Partenkirchen të Gjermanisë.

Ky program është realizuar nën organizim të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall Center” ku kanë marrë pjesë 82 pjesëmarrës nga 51 shtete të ndryshme nga 5 kontinente të botës.

“PASS është një program i nivelit pasuniversitar në studimet ndërkombëtare të sigurisë që ka për qëllim forcimin e aftësisë së profesionistëve civilë dhe ushtarakë për të analizuar, kuptuar dhe për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë përmes të mësuarit të aplikuar, dialogut strategjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

“ Ky program shërben si një platformë për edukim strategjik dhe ndërtim rrjeti që përgatit zyrtarë dhe oficer të nivelit të mesëm dhe të lartë nga vendet partnere për të formuluar dhe zbatuar strategji të integruara të sigurisë në përputhje me vlerat demokratike dhe normat ndërkombëtare”.

“Ushtarakët tanë kanë treguar suksese në këtë program duke qenë udhëheqës dhe prezantues kryesor të grupeve, seminareve dhe lëndëve përkatëse përgjatë tërë programit”, thuhet në një njoftim të FSK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz