Tre metra thellë, 50 metër nga bregu. Nuk keni per ta besuar se çfarë është zbuluar nën një liqen në Turqi
BILLI

Lexo edheShtiret se është plak, shikoni çfarë iu bën femrave

Liqeni Iznik në Turqi është vendi ku një ekip arkeologësh nga universiteti i Bursës Uludag ka bërë një zbulim interesant. Në tre metra thellësi dhe 50 larg nga bregu gjendet e zhytur një bazilikë kristiane e stilit bizantin.
Të dhënat e para sugjerojnë se është ndërtuar për nder të Shën Neofitit, një martir i ekzekutuar në vitin 303.
Arkeologët kanë zbuluar se tempulli është shkatërruar pjesërisht nga një tërmet në vitin 740. Ekzistenca e kësaj bazilike është pikasur në vitin 2014 falë fotografive ajrore dhe vetëm tani arkeologët po zbulojnë sekretet e saj.

Lexo edheShtiret se është plak, shikoni çfarë iu bën femrave
Arkeologët dyshojnë se ky zbulim mund të jetë prologu i diҫkaje më befasuese. Ka të dhëna që sugjerojnë se bazilika është ndërtuar mbi një tempull romak të ndërtuar për nder të Apollonit, mbetjet e të cilit mund të gjenden poshtë kishës.