BallinaLajmeTre krerët e shtetit me qëndrime të kundërta për Specialen e Demarkacionin

Tre krerët e shtetit me qëndrime të kundërta për Specialen e Demarkacionin

Të ngjajshme

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon jashtë rruge

Një veturë e tipit Mercedes Benz me ngjyrë të...

Ullinjtë e zi të shëndetshëm për sy

Ullinjtë e zi janë një burim i madh i...

Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq

Këngëtarja Vanesa Sono është larguar përfundimisht nga Ferma Vip. Në...

Haxhiu: Derisa fati i Ukshin Hotit mbetet i pandriçuar, drejtësia për të zhdukurit mbetet e paplotë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë...

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli nuk janë unikë në qëndrime për temat më të vështira për Kosovën. Thaçi dhe Haradinaj janë “në një vijë” për Gjykatën Speciale, por në pozicione diametralisht të kundërta për Demarkacionin. Kjo e fundit dhe Specialja ndajnë kryeministrin dhe kryeparlamentarin.

Tre liderët e Kosovës presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli nuk janë unikë në qëndrime për temat më të vështira me të cilat po ballafaqohet vendi.

Derisa presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj vazhdojnë ta kundërshtojnë Gjykatën Speciale, kryeparlamentari Veseli së fundmi ka ndryshuar qëndrim dhe ka dalë pro kësaj të fundit.

Dihet se Thaçi dhe Haradinaj janë “në një vijë” për Specialen, por janë në pozicione diametralisht të kundërta për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, shkruan “Zëri”.

Thaçi dhe Veseli insistojnë se me Marrëveshjen e Demarkacionit Kosova nuk humb territor, ndërsa Haradinaj e pohon të kundërtën.

Haradinaj më herët sa ishte në opozitë ka protestuar edhe për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se kjo marrëveshje e “bosnjëzon” Kosovën, argumente këto që nuk e bindin Thaçin dhe Veselin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz