Tre familjarët nga Gjilani dyshohet se u helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalezit
BILLI

Lexo edheKaloi përtej Adriatikut, ndiqni LIVE itinerarin e copave të raketës kineze (VIDEO)

Sipas burimeve të Syri Kosova, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi më saktësisht nga kërpudhat që ata i kishin marrë në një mal në Gjirin e Lalëzit gjatë kohës sa po qëndronin në Shqipëri.
Burimet e Syri Kosova po ashtu bëjnë të ditur se rasti tragjik i vdekjes së tre anëtarëve ka ndodhur në fillim të kësaj jave.
Vdekjen e Elfete, Afrim e Ferzinaze Halitit e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka kërkuar nga autoritetet në Shqipëri zbardhjen sa më të shpejt të këtij rasti.

Lexo edheKaloi përtej Adriatikut, ndiqni LIVE itinerarin e copave të raketës kineze (VIDEO)
“E nderuar familje Haliti, Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.