back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareTransportonte 1 kg kokainë në qesen e fshesës elektrike: Arrestohet shqiptari

Transportonte 1 kg kokainë në qesen e fshesës elektrike: Arrestohet shqiptari

Të ngjajshme

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Ideja “kreative” e një shqiptari me qëndrim në Gjermani për të fshehur në qesen e fshesës elektrike drogën e kontrabanduar nga Holanda nuk ka pirë ujë te policët gjermanë…

Në pasditen e të hënës, më 22 gusht, Policia federale ka kapur në autostradën A3 në ndalesën Kattenhorst një shtetas shqiptar të moshës 32 vjeçare. Ai, me një makinë të tipit Mazda, me tabela regjistrim i të Paderbornit po udhëtonte nga Amsterdami në Paderborn, thuhet në komunikatën e policisë gjermane.

Në Holandë ai, sipas dëshmisë që ka dhënë gjatë marrjes në pyetje, kishte qëndruar tri ditë, shkruan albinfo.ch. Atje kishte qenë “për të shëtitur dhe për të vizituar një kushëri”. Por ajo që binte në sy, thuhet më tutje në komunikatë, në makinën e shqiptarit nuk kishte fare bagazh.

Vetëm pas kontrollimit të makinës, policët gjetën në mbulesën e ulëses së prapme një paketim të qeses së fshesës elektrike, në të cilën ishte fshehur një sasi prej 1.12 kilogram droge të tipit të kokainës, shkruan albinfo.ch

Vlera në treg e kokainës së gjetur është rreth 77 mijë euro, thotë policia.

Të Fundit

Sport

ShowBiz