Traktori i ndarë në dysh/ Pamje nga aksidenti që i mori jetën një personi në Klinë
dp

Lexo edheArdhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Gremnik të Klinës, ku një fermer afro 43 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.
Sipas informacioneve të para që ka siguruar IndeksOnline, viktima, A.Kalludra, dyshohet se nuk arriti ta kontrollojë traktorin teksa po lëvizte në një teposhtëz.
Kjo rezultoi me rrokullisje dhe lëndime fatale. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Lexo edheArdhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare
Nga vendi i ngjarjes vërehet traktori i ndarë në dysh, përplasja e të cilit pati pasoja jetike.
Njësitet policore kanë nisur hetimet e nevojshme mbi rastin./IndeksOnline/
