Trajneri i Greqisë: Do ta kemi vështirë ndaj Kosovës
BILLI

Lexo edheMësohen datat e zhvillimit të ndeshjeve në edicionin e ri të Ligës së Kombeve

John van‘t Schip, selektori i Greqisë ka komentuar shortin e sontëm të Ligës së Kombeve, short i cili vendosi Kosovën përballë Greqisë.
Ai tha se do ta kenë të vështirë ndaj kombëtares së Kosovës, por gjithashtu shtoi se kombëtarja që ai drejton po shënon hapa para në rindërtim dhe ky pritet të jetë faktor që duelet të jenë të zjarrta, shkruan GazetaBlic.
“Do të jenë ndeshje të ndryshme. Nuk ka përballje të lehta në këtë fazë. Kosova është shumë e mirë dhe është zhvilluar. Por edhe ne jemi në një fazë të rindërtimit. Do të mundohemi ta bëjmë më të mirën tonë. Megjithatë ne shpresojmë të dalim fitues. Rivaliteti është i mirë në fushë. Besoj se do të jetë ndeshje e bukur dhe ky rivalitet do ta bënte edhe më të mirë ndeshjen”, ka thënë John van‘t Schip, pas shortit të tërhequr në Amsterdam.

Lexo edheMësohen datat e zhvillimit të ndeshjeve në edicionin e ri të Ligës së Kombeve
