BallinaSportTrajneri i Finlandës kërcënon Kosovën

Trajneri i Finlandës kërcënon Kosovën

Të ngjajshme

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Ferizaji licensohet për garat evropiane për sezonin e ardhshëm

Ferizaji mori një lajm të madh para finales së...

Hans Backe, trajner i Finlandës, ka paralajmëruar se 5 shtator do të aplikoj lojë sulmuese ndaj Kosovës

Finlanda është mposhtur nga Gjermania, me rezultat 2:0, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Mönchengladbach.

Selektori i ekipit finlandez, Hans Backe është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, por mendon se ata është dashur të sulmojnë më shumë përfaqësuesen e ‘Pancirëve’, shkruan gazeta finlandeze, Ilta-Sanomat.

“Me mbrojtjen jam mjaft i kënaqur, por unë isha duke shpresuar që të sulmonim pak më shumë. Kundër kampionëve të botës është padyshim jo e lehtë për të krijuar shanse’, ka deklaruar Backe pas ndeshjes, përcjell Express.

Kurse, kur është pyetur për përballjen me Kosovën, Backe është përgjigjur: “Ne do të flasim vetëm për një temë, Sulm, sulm, sulm. Këtë do të praktikojmë në ditët në vijim”.

Finlanda dhe Kosova do të përballen me 5 shtator në Turku, në kuadër të eliminatoreve për kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz