Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka komentuar përballjen e sotme mes Manchester Cityt dhe Real Madridit në Champions League.
Flick është pyetur për këtë gjatë konferencës para ndeshjes me Newcastle, derisa tha se gjithçka është e mundur në futboll, shkruan IndeksOnline.
“Real Madridi luajti shumë në pjesën e parë, por ky është futbolli dhe gjithçka mund të ndodhë. Do ta shikoj dhe do të jem në gjendje të shijoj ndeshjen.”, deklaroi Flick.
Kujtojmë që Real Madrid e ka fituar përballjen e parë ndaj Manchester Cityt të 1/8 së finales me rezultat 3-0, derisa sonte zhvillohet ndeshja e kthimit, në ”Ettihad Stadium”./IndeksOnline/