BallinaSportTrajneri i huaj i bën horë klubet e Shqipërisë, në mediat ndërkombëtare

Trajneri i huaj i bën horë klubet e Shqipërisë, në mediat ndërkombëtare

Të ngjajshme

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i...

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Trajneri i Laçit, Marçelo Troisi, në një intervistë për versionin brazilian të gjigantit “ESPN”, ka rrëfyer përvojën e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri. “Duhet të mendohesh mirë para se të luash në Brazil? Ju nuk dini për Shqipërinë”, fjalët me të cilat 40-vjeçari e nis rrëfimin e tij. “Nëse e humbet ndeshjen, aty të shkarkojnë”

40-vjeçari deri tani ka sjellë shtatë brazilianë në kampionatin tonë. Me Kukësin kaloi tri faza në Ligën e Europës, por megjithatë u shkarkua: “Humbëm një ndeshje jashtë fushe dhe zbritëm në vendin e tretë, ndaj më shkarkoi. Presidenti mendon se do fitonim si Barcelona”. (qesh)

Duke vijuar me ato çka i kanë bërë përshtypje në futbollin shqiptar, Troisi u shpreh: “Presidentët futen në dhomat e zhveshjes dhe gjuajnë me shpulla lojtarët. Është gjë e zakonshme këtu, megjithëse me skuadrat e mia nuk ka ndodhur ndonjëherë”.

Gjithsesi, përkundër këtyre episodeve, Troisi thotë se është i lumtur dhe mbron nivelin e futbollit shqiptar: “Kampionati është shumë cilësor dhe i vështirë. Vendi është goxha i mirë për të jetuar, nuk ka thuajse aspak dhunë. Përveç kësaj, euroja vlen shumë. Me klubin aktual kam një kontratë njëvjeçare. Jam këtu bashkë me familjen, çka më jep siguri”./panorama.com.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz