Trajneri Bunjaku publikon listën e Kosovës U19
dp

Lexo edheDuka për pensionimin e Balliut: Të falënderoj nga zemra që zgjodhe Shqipërinë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Albert Bunjaku, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.
“Dardanët” e rinj do të përballen me Belgjikën, Skocinë dhe Kazakistanin, në ndeshjet që do të zhvillohen në Skoci, shkruan Indeksonline.
Kosova do ta nisë këtë cikël kualifikues më 11 nëntor, me ndeshjen kundër Belgjikës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Excelsior” në Airdrie, nga ora 12:00.

Lexo edheDuka për pensionimin e Balliut: Të falënderoj nga zemra që zgjodhe Shqipërinë
Në takimin e dytë, më 14 nëntor, Përfaqësuesja kosovare do të përballet me Skocinë në stadiumin “Broadwood” në Cumbernauld, me fillim nga ora 20:30.

Ndërkaq, ndeshjen e fundit në këtë fazë, Kosova U19 do ta luajë më 17 nëntor kundër Kazakistanit, në stadiumin “Excelsior” në Airdrie, nga ora 16:00./Indeksonline/