Një incident tragjik ka ndodhur sot në Termocentralin “Kosova B” të Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ku një punonjës është përfshirë nga një mjet transportues kamion.
Sipas informacionit zyrtar nga KEK, viktima është një mashkull kosovar 55-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda, transmeton lajmi.net.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë dalë zyrtarët e Korporatës, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e punonjësit.
Njoftimi i plotë:
Informacion zyrtar
Obiliq, 27.02.2026
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në Termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës.
Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.
Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.
KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.
Autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore.
Me pikëllim të thellë
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS./lajmi.net/
- Advertisement -