Tragjike/ Goditja fatale, boksierja 18 vjeçare ndërron jetë pas pesë ditësh në koma
BILLI

Lexo edheVIDEO/ Arbitri nuk akordon penallti për Shqipërinë, habiten edhe specialistët polakë si u zhduk VAR-i

Boksierja meksikane ishte pjesëmarrëse në eventin GVM Gala në Montreal që u mbajt para pesë ditësh dhe shorti i rezervoi një përballje me Marie Pier Hul.
Një goditje e fuqishme me të djathtën nga Pier Hul në raundin e 4-rt e hodhi Zapatan në dysheme. 18 vjeçarja fillimisht u ngrit, por më pas mbeti e shtrirë në ring.
I menjëhershëm ishte reagimi i mjekëve që i dhanë ndihmën e shpejtë 18-vjeçares dhe e nisën drejt spitalit ku ka ndërruar jetë pas 5 ditësh.

Lexo edheVIDEO/ Arbitri nuk akordon penallti për Shqipërinë, habiten edhe specialistët polakë si u zhduk VAR-i
Për lajmin e hidhur kanë reaguar shumë sportistë, ku ndër ta dhe vetë rivalja e 18-vjeçares e cila me anë të një deklarate u shpreh se ishte e shkatërruar emocionalisht.