Tragjike: 49-vjeçari humb jetën në detin e Shqipërisë

Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasditen e të dielës në plazhin e Pishporos, në Fier.
Viktima, i identifikuar si Durim Dogani, nga Patosi, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin.
Në zonë kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe shërbimet e Policisë.
49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë pak kohë më vonë., raporton A2cnn.

Lexo edhePërfshihet nga zjarri një shtëpi në Matiqan
Viktima, i identifikuar si Durim Dogani, nga Patosi, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin.
Në zonë kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe shërbimet e Policisë. 49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.














