BallinaLajmeTragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe vetëdorëzimin e autorit

Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe vetëdorëzimin e autorit

Të ngjajshme

Shala: Çmimi i energjisë mund të rritet deri në 20 për qind

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala,...

Portieri i parë i Polonisë në dyshim për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë në javën e ardhshme luan ndeshjen...

Incident në Zubin Potok, dy kunata rrahen mes vete

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në Zubin...

Arrestohet një çift në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre

Në djalë i moshës së mitur nga Lipjan është...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 389 gjoba trafiku janë shqiptuar në...

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vrarë 38-vjeçari Rasim Binakaj, ndërsa u plagos Edi Mehmeti, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Sipas të dhënave fillestare, viktima dhe i dyshuari, Nexhdet Zymberaj – pronar i lokalit “My Place” – kishin qenë shokë, ndërsa dyshohet se ngjarja ndodhi pas një konflikti brenda një lokali. Në vendin e ngjarjes policia gjeti pesë gëzhoja dhe një thikë, duke treguar për një përshkallëzim të dhunës.

Fillimisht, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe ishte në kërkim, por në orët e pasdites (rreth 16:30) ai u vetëdorëzua në Stacionin Policor në Gjakovë. Me vete dorëzoi edhe armën e dyshuar të krimit – një pistoletë TT me një karikator – e cila u sekuestrua si provë materiale.

Pas intervistimit në prani të avokatit, i dyshuari zgjodhi të mbrohet në heshtje. Me vendim të prokurorit për krime të rënda, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje e paautorizuar e armëve”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që ka tronditur qytetin e Gjakovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz