Tragjedia në Artanë – largohet pllaka nga trupat e minatorëve
BILLI

Lexo edheHaxhiu: Murat Jashari do të mund të ishte kryeministër konsensual e president unifikues

Pas më shumë se 13 orëve ka arritur të bëhet largimi i pllakës mbi 25 tonë nga trupat e dy minatorëve që humbën jetën sot në Minierën e Artanës.
Këtë e bëri të ditur në Edicionin Special gazetarja Rina Mujku e cila gjendet në vendin e ngjarjes në Artanë.
“Kolegët e të ndjerëve treguan se janë rreth 700 metra nga hyrja e minierës në horizontin e 5 dhe më pas 12 metra lartësi nga këto 700 metra atje ku është vendpunishtja ku kanë ndërruar jetë dy minatorët”.

Lexo edheHaxhiu: Murat Jashari do të mund të ishte kryeministër konsensual e president unifikues
“Pritet që procesi prej nga të nxjerrën trupat jashtë do të zgjasë pak më shumë për shkak të lartësisë ku ndodhet punishtja”.
“Puna më e madhe tashmë është kryer – ekipet e shpëtimit janë ende brenda duke u munduar të largojnë edhe një gurë edhe familjarët janë duke pritur nxjerrjen e trupave”.