HomeLajmeTragjedi në Deçan: Babë e bir humbën jetën nga rryma elektrike

Tragjedi në Deçan: Babë e bir humbën jetën nga rryma elektrike

Të ngjajshme

Eurodeputeti holandez: Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtet

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka komentuar zhvillimet e fundit...

Lewandowski drejt marrëveshjes me Chicago Fire

Robert Lewandowski është pranë një transferimi në kampionatin amerikan MLS. Sipas...

Venezuelë: Mbi 30 persona u shpëtuan këtë fundjavë, mijëra të tjerë mbeten të zhdukur

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez tha se...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Maznik të Deçanit, ku kanë humbur jetën aksidentalisht babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj.

Sipas burimeve të IndeksOnline, dyshohet se shkak i kësaj tragjedie ka qenë kontakti me rrymën elektrike.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit dhe zyrtari i AAK-së, Hajdar Sutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafaj. Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushoftë në Xhenet”, ka shkruar Sutaj.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz