BallinaLajmeTrafiku Urban i kërkon falje udhëtarit

Trafiku Urban i kërkon falje udhëtarit

Të ngjajshme

Dr. Ardian Shabani – Autoritet në Oftalmologji

Dr. Ardian Shabani është një nga emrat më të...

“Qarkullon material për historinë e tij mjekësore apo…”

Familja e aktorit legjendar, Chuck Norris, ka reaguar publikisht...

Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i madh ende s’është hequr

IndeksOnline raportoi me parë për një rreshqitje të madhe...

Udhëtarit Alban Selimi të enjten iu kërkua të zbriste nga autobusi urban i linjës numër 1, pasi sipas tij, ngasësi dhe konduktori i kishin thënë që biçikleta ishte e ndaluar të bartet në autobusët urbanë.
Këtë Selimi e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku sqaroi se pasi ka ndjerë keqardhje për udhëtarë të tjerë, kishte vendosur të “leshonte pe” dhe ta lironte autobusin, si dhe ka kërkuar përgjegjësi nga organet kompetente komunale.

Në pritje të masave, duke u ndjerë tejet i fyer po pres që të ketë reflektim edhe zyrtarisht, duke marre masa ndaj shoferëve dhe konduktorëve që pa fijen e turpit kërkojnë nga qytetarët të dalin jashtë autobusit”, shkroi ai.

Pak minuta pas postimit të tij, ishin nga Trafiku Urban i Prishtinës ata të cilët dolën me një deklaratë lidhur me këtë rast, duke shprehur keqardhje për atë se çfarë kishte ndodhur.

I kërkojmë falje publike udhëtarit dhe nga ky rast e këshillojmë stafin e autobusit se një biçiklete e palosur siç është në fotografi (e ofruar nga vet z. Alban), duhet te konsiderohet si një karrocë apo bagazh i udhëtarit”, thuhet ndër tjerash në këtë reagim të postuar po ashtu në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz