Mediat serbe: Shërbimi anglez i Inteligjencës vendoset në Kosovë në prag të vizitës së Vuçiqit
01

Lexo edheKjo është arsyeja për të cilën mund të jetë anuluar takimi Thaçi-Vuçiq

Shërbimi i Inteligjencës së Britanisë së Madhe ‘ M16’ është zhvendosur nga Maqedonia për në Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Kështu shkruan medium serb ‘Novosti’ të cilët thonë se një gjë e tillë është bërë gjatë ditës së mërkurë, në prag të vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë.
Siç shkruan medium serb referuar në burimet e tyre të inteligjencës, thuhet se kjo vizitë e Vuçiqit mund të nxisë tensione dhe përmban në vete një rrezik të madh, transmeton Gazeta Express.
Lexo edheKjo është arsyeja për të cilën mund të jetë anuluar takimi Thaçi-Vuçiq
Kujtojmë se vizita e Vucicit në Kosovë mund të anulohet, pasi që autoritetet e Republikës së Kosovës nuk ia kanë aprovuar presidentit serb kërkesën shtesë për vizitë në Liqenin e Ujmanit./GazetaExpress/