back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditTrafik armësh Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg tetë të arrestuarit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg tetë të arrestuarit

Të ngjajshme

Gruda: Politikanët nuk mund të bëjnë komente për vendime gjyqësore, ato zbatohen

Ish-deputeti i PDK-së Përparim Gruda  ka thënë se vendimet...

Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Beshiktashit. Ai...

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 personat e ndaluar në kuadër të një hetimi për trafik armësh Kosovë-Shqipëri. Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke i lënë në qeli Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu.

Asnjë nga të dyshuarit nuk ka folur para gjykatës, ndërsa avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke pretenduar se blerjet e stimuluara janë kryer në kundërshtim me ligjin dhe se mungojnë provat konkrete për secilin prej të ndaluarve.

Mbrojtja i ka kërkuar gjykatës që të cilësojë të paligjshëm arrestimin dhe të marrë parasysh faktin se të dyshuarit nuk kanë precedentë penalë të mëparshëm. Nga ana tjetër, organi i akuzës ka vënë në dispozicion të gjykatës akt-ekspertizat e kryera për armët e sekuestruara më herët gjatë ndalimit të Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku njëra prej armëve rezulton jashtë funksionit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz