Shqipëria fatmirësisht ka natyrë shumë të bukur, e cila të lejon si në pak vende, të shijosh malin e deti në të njëjtën kohë. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për traditat e me një traditë tepër të veçantë na njeh Auron Tare.
Bëhet fjalë për paradën e cjapit më të bukur të krahinës së Kurveleshit. Është një parakalim që bëhet çdo vit, për të treguar se cili nga banorët e zonës e ka kafshën më të bukur, me brirë më të mëdha, mjekër e në gjendje fizike tërheqëse. Duket disi e çuditshme, por është argëtuese dhe shlodhëse.
Për të promovuar këtë kulturë dhe këtë lloj turizmi, Tare shkruan e informon:
Cjapi më i bukur i krahinës së Kurveleshit. Një përpjekje për të ruajtur dhe promovuar traditat baritore të kësaj krahine në një festë shumë të veçantë. Ruajta e kultit të Panit mbrojtësit të barinjve dhe tufave të bagëtive tashmë do të kthehet në një festë të përvitshme për këtë krahinë, duke promovuar turizmin kulturor.
Lexo edhePërleshje masive e skuadrës kosovare në Zvicër (Video)























