Trabzoni eksporton 218 milionë dollarë lajthi në 48 vende
BILLI
Lexo edheMiliarderi francez ofron 100 milionë euro për ta rindërtuar katedralen Notre Dame
Sipas një raporti bazuar në vlerësimin e të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKİB) 34 mijë e 982 tonë është sasia e lajthive që janë eksportuar nga Trabzoni në tremujorin e parë në 48 vende të ndryshme.
Të ardhurat nga ky eksport janë llogaritur në 218 milionë e 159 mijë e 565 dollarë.
Sipas këtyre të dhënave eksporti i lajthisë turke për tre muajt e parë të këtij viti është rritur me 36% në sasi dhe 35% në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lexo edheMiliarderi francez ofron 100 milionë euro për ta rindërtuar katedralen Notre Dame
Vendi që ka marrë më shumë lajthi nga Turqia është Italia me 12 mijë e 921 tonë. Italia ndiqet nga Gjermania me 4 mijë e 439 tonë dhe Franca me 3 mijë e 806 tonë. /trt.tr.shqip