BallinaDrenica +Drenica SportTovërlani optimist për Ferizajn, ndërkohë që ka dy fjalë edhe për Drenicën!

Tovërlani optimist për Ferizajn, ndërkohë që ka dy fjalë edhe për Drenicën!

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Kryetrajneri i Ferizajt Afrim Tovërlani është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur nga djelmoshat e tij përballë Drenicës (2-0), në duelin hapës të javës së tetë në Ipko Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

“U liruam nga psikoza që nuk kishim shënuar një kohë të gjatë. Ishim më të mirë se kundërshtari në këtë përballje. Në pjesën e parë goditëm dy herë shtyllëm dhe patëm disa rate të mira për shënim. Goli erdhi në momentin më të mirë për ne dhe me qetësi e administruam më pas ndeshjen”, deklaroi Tovërlani për Super Sport Kosova.

“Toki” gjithashtu foli edhe për objektivin e skuadrën së tij dhe Drenicën.

“E kam ditur që do të rikthehemi, kam patur shpresë. Ne kemi luajtur mirë pothuajse në çdo përballje, por nuk kemi patur harmoninë e nevojshme për të bërë më tepër shkaku që jemi organizuar shumë vonë. Sot fituam ndaj një kundërshtari shumë të vështirë siç është Drenica dhe vazhdoj të mendoj se ky është njëri ndër ekipet më të vështira për tu mposhtur. Ne tani do të punojmë edhe më shumë për ndeshjet e radhës”, mbylli Tovërlani.

Ferizaj që javën e ardhshme udhëton në Suharekë për tu përballur me Ballkanin tani ngritet në kuotën e 7 pikëve dhe renditet në pozitën e nëntë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz