BallinaSportToure: FIFA, kjo nuk është në rregull

Toure: FIFA, kjo nuk është në rregull

Të ngjajshme

Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?

Deri më tani, shumica prej nesh e dimë lidhjen...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka kritikuar vendimin e FIFA-së për të shpërbërë task forcën e saj anti-racizëm.

Ajo ishte krijuar më 2013 por u shua të dielën nga FIFA që theksoi se e kishte arritur misionin e saj.

Sekretarja e përgjithshme e FIFA-së, Fatma Samba Diouf Samoura tha: “Ishte një mandat i veçantë, që u realizua i plotë”, përcjell “Zëri.info”.

Por, Toure nuk pajtohet me vendimin. “Kur kam marrë një letër që njoftonte se task forca e FIFA-së do të shuhet, mbeta shumë i dëshpëruar”, deklaroi Toure për faqen e tij personale.

“Letra lavdëronte punën e mirë të realizuar si rezultat i këshillave dhe rekomandimeve të task forcës. Por, si mund të ndalet diçka që është në fillim të punës? A është duke u treguar FIFA e përmbajtur para Kampionatit botëror në Rusi? Kjo nuk ka kuptim”, theksoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz