BallinaLajmeGoditet rrjeti i trafikut të drogës

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kanë realizuar me sukses një operacion policor në kuadër të luftimit të trafikimit të narkotikëve.

Sipas njoftimit pas pranimit të një informacioni në rrugë operative DHTN Ferizaj, për një dërgesë të dyshuar përmes postës, janë ndërmarrë veprime të koordinuara hetimore dhe operative, në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës dhe njësitet relevante policore.

Gjatë zbatimit të planit taktik, rreth orës 12:20, në rrugën Prishtinë–Prizren, në Llapushnik është ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, ku gjatë kontrollit është gjetur një pako që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.

Si prova materiale janë sekuestruar mbi 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një telefon mobil.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz