BallinaLajmeNjë nga aeroplanët më të mëdhenj në botë sot ka ateruar në...

Një nga aeroplanët më të mëdhenj në botë sot ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës

Të ngjajshme

Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?

Deri më tani, shumica prej nesh e dimë lidhjen...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Një nga aeroplanët më të mëdhenj në botë sot ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës

Një moment i rrallë është shënuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku ka ateruar avioni gjigant transportues Antonov An-124 “Ruslan”, një nga aeroplanët më të mëdhenj aktivë në botë. Pamjet e aeroplanit janë publikuar nga fotografi Arian Mavriqi.

Ky avion i prodhuar nga Antonov në Ukrainë është i projektuar për transport të ngarkesave jashtëzakonisht të rënda dhe të mëdha, përfshirë tanke, helikopterë, turbina dhe madje edhe lokomotiva.

Me gjatësi rreth 69 metra, hapje krahësh rreth 73 metra dhe kapacitet ngarkese deri në 150 ton, An-124 konsiderohet një prej mjeteve më të fuqishme të transportit ajror në botë. Aeroplani posedon gjithashtu 24 rrota për stabilitet gjatë uljes dhe ngritjes.

Postimi i plotë:

Ky është Antonov An-124 Ruslan – një avion transporti shumë i madh, i ndërtuar në Ukrainë nga Antonov, i cili sot ateroj ne Aeroportin “Adem Jashari” ne Prishtine. Ky avion është ndërtuar për të transportuar gjëra që avionët normalë nuk i marrin dot: tanke, helikopterë, turbina, madje edhe lokomotiva.  Antonov An-124 = një nga avionët më të mëdhenj aktivë në botë.

Gjatësia: rreth 69 metra.

Hapja e krahëve: rreth 73 metra.

Kapacitet ngarkese: deri në 150 ton.

Ka gjithsej 24 rrota.

6 Maj 2026, Prishtine, Kosove.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz