Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”
dp

Lexo edheSadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Totaj në KlanKosova tha se Partia Demokratike e Kosovës ka pasur rezultat më të mirë në Prizren në krahasim me zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa në nivel vendi paraqitja, sipas tij, ka qenë më e dobët.
“Proporcionet na kanë tregu që më së shumti rënie ka Vetëvendosja, kurse PDK megjithatë ka pasë një ngritje të lehtë, sikurse LDK. Në Prizren kemi qenë më mirë se në zgjedhjet e dhjetorit, mirëpo në nivel nacional pak më dobët. Dhe unë konsideroj se në përgjithësi klasa politike kosovare ka nevojë për një refresh, një restart, ka nevojë me ndërru mënyrën e të menduarit, mos me fol për përçmime, mos me fol për armiq, mos me ofendu, mos me sha, me fol për projekte serioze, për zhvillim, integrim, ekonomi; vetëm atëherë do t’i kthehemi trendeve pozitive”, tha Totaj.

Lexo edheSadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur