Tomë Gashi demanton lajmet se është sulmuar nga shoferi i Tërmkollit
BILLI

Lexo edhe2 vjeçarja nga Broboniqi ka rënë në Komë pas marrjes së një injeksioni, ajo ka nevojë për ndihmën tonë

Avokati kosovar, Tomë Gashi, në një përgjigje të shkurtër për Gazetën Express, ka demantuar raportimet për kinse sulmin ndaj tij nga shoferi i Melihate Termkollit pas një debati të nxehtë në Televizioni Publik. Ai prerë ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë.
“Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë Tomë Gashi për Express.
Ky raportim në mediat vendore ka ardhur pas një debati të nxehtë mes Tomë Gashit dhe Termkollit në Televizionin Publik.

Lexo edhe2 vjeçarja nga Broboniqi ka rënë në Komë pas marrjes së një injeksioni, ajo ka nevojë për ndihmën tonë
Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë./Express/