Tom Cruise largohet nga aksioni, filmi i ri nuk e bind publikun

Në krahun tjetër, “Verity”, thrilleri me protagonistë Anne Hathaway dhe Dakota Johnson, pati një debutim shumë më të fortë.
Filmi, i bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Colleen Hoover, kryesoi renditjen me 32.6 milionë dollarë.
Për Cruise, rezultati i “Digger” përbën një nga performancat më të dobëta të viteve të fundit. Filmi satirik me regji nga Alejandro G. Iñárritu, i njohur për “Birdman” dhe “The Revenant”, e vendos aktorin në rolin e një manjati të vjetër nafte, shumë larg personazheve aksion që e kanë shoqëruar vitet e fundit.

Lexo edhePas skandalit me video intime, këngëtarja shqiptare kërkon ndjesë publike
“Digger” ishte gjithashtu filmi i parë joaksion i Cruise që nga “American Made” në vitin 2017 dhe ishte parë si një mundësi për një tjetër drejtim në karrierën e tij, madje duke nxitur diskutime për një nominim të mundshëm për Oscar. Megjithatë, rezultatet në arkë dhe zhgënjimi nga kritikët mund ta vështirësojnë këtë rrugëtim.
Filmi pritet të jetë gjithashtu një nga publikimet e fundit të Warner Bros. përpara bashkimit të kompanisë me Paramount Skydance. Ndërkohë, Cruise ka një tjetër projekt në horizont, “Days of Thunder 2”, që pritet të publikohet në verën e vitit 2028 dhe ku do të luajë së bashku me Anne Hathaway.














