Mënyra sesi trupi i njeriut mund të funksionojë dhe qindra procese metabolike të ndodhin në të njëjtin moment për të siguruar shëndetin e plotë të një individi është thjesht mahnitëse! Megjithatë shumë faktorë të jashtëm e të brendhsëm po ndërhyjnë në këto procese dhe ushqimi është një nga këta faktorë.
Ushqimet po ndryshojnë më shpejt sesa trupi i njeriut mund të evoluojë dhe disa përbërësit që gjenden në ushqimin tonë përfundojnë duke u grumbulluar në trupin tonë dhe nganjëherë edhe në qelizat tona të yndyrës.
Toksinat e tretshme në ujë largohen lehtë nga trupi nëpërmjet urinës ose djersës, por toksinat e tretshme në yndyrë nuk janë kaq të lehta për t’u eliminuar dhe trupi përfundon duke i akumuluar në qelizat e yndyrës.
Shenjat e ruajtjes së toksinave në dhjamin e akumuluar
Probleme me tretjen apo aparatin digjestiv
Ënjtje ose shtim peshe rreth zonës së barkut
Fryrje
Probleme me lëkurën
Duar ose këmbë të fryra
Dhimbje koke apo kyçesh
Nëse përjetoni më shumë se 4 nga shenjat e mësipërme dhe jeni të vetëdijshëm që ushqimet që konsumoni përmbajnë konservues, pesticide, aditivë, metale të rënda ose kimikate të tjera mjedisore, do të thotë që ju duhet të bëni një detoks të këtyre qelizave yndyrore!
Si të detoksifikoni qelizat e sipërpërmendura
1. Rregulloni mënyrën sesi hani
Së pari, duhet të siguroheni që po tresni si duhet ushqimin që konsumoni! Është tretja e keqe, ajo që e bën gati të pamundur largimin e këtyre toksinave. Filloni duke konsumuar ushqime që ndihmojnë traktin e tretjes të funksionojë siç duhet dhe që promovojnë djegien e yndyrës !
2. Mëlçia
Gjithashtu është e rëndësishme për të pastruar mëlçinë. Mëlçia punon me toksina të tretshme yndyrore dhe, më shumë gjasa ajo është e mbingarkuar. Kjo është arsyeja pse toksinat nuk po hiqen ashtu siç duhet.
3. Qëndroni aktivë
E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishme është aktiviteti fizik dhe të pini shumë ujë. Sistemi limfatik funksionon më mirë kur lëvizni. Kjo do ta bëjë më të lehtë për trupin tuaj të heqë toksina nga trupi. Gjithashtu, trupi juaj duhet të hidratohet mirë në mënyrë që të punojë siç duhet. Jepini traktit tuaj të tretjes dhe mëlçisë ujin që u nevojitet! Burimi: David Wolfe