back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeTmerri në Shtërpce: Babai vret dy foshnjat 40 ditëshe

Tmerri në Shtërpce: Babai vret dy foshnjat 40 ditëshe

Të ngjajshme

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTE ka deklaruar se nuk do të...

Një tridhjetepesë vjeçar nga Shtërpca, me inicialet D.K, ka therur foshnjat e veta 40 ditësh. Njëra ka vdekur, tjetra është transportuar për në Nish dhe raportohet se jetën e ka në rrezik. Lajmin për këtë tragjedi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Bëhet fjalë për një vrasje të rëndë. Viktima janë foshnjat e gjinisë mashkullore me moshë 40 ditësh. Ndërsa njëra prej tyre ka ndërruar jetë në Shtërpce, tjetra është transportuar në Nish” ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, shkruan portali në gjuhën serbe, KoSSev, transmeton Koha.net.

Babai i foshnjave është arrestuar me dyshimin se është autor i kësaj vrasjeje monstruoze dhe atij i është caktuar afati 48 orës i paraburgimit.

“Është gjetur dhe konfiskuar edhe mjeti me të cilin është kryer vepra”, ka shtuar Gashi.

Bëhet e ditur se edhe fëmija i dytë e ka jetën në rrezik.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20.

Autori i këtij krimi, sipas medieve serbe, ka qenë punëtor arsimi. Mësimdhënës i edukatës fizike në Shkollën e Mesme të Shtërpcës.

Nuk bëhen të ditur motivet, por theksohet se policia po heton rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz