Tiranë/ Familjarët shtrihen në rrugë: Duan të na shembin banesën (VIDEO)

Ditëm e sotme katër familje në zonën pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, kanë bllokuar rrugën kryesore pasi kundërshtojnë shembjen e banesës së tyre.
Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.
Toka ku ata kanë ndërtuar banesën i është kthyer pronarëve përmes një procesi gjyqësor. Nga kjo situatë preken rreth 15 banorë që i përkasin katër familjeve.
Por sipas tij ky ka qenë një mashtrim sepse asnjë hap konkret nuk është hedhur.

Lexo edhe“MedWet”: Karavastaja laguna me rëndësi ndërkombëtare
Nga ana tjetër banori thotë se kanë dokumente të rregullta dhe tentativa e shtetit për shembjen e banesës është totalisht e paligjshme.
Ndërsa fëmijët që jetojnë në këtë banesë janë parë të përlotur nga situata e krijuar.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat speciale Shqiponja, në përpjekje për të neutralizuar zemërimin e banorëve.














