Tirana, një ndër kryeqytetet më të sigurta në Evropë
Numbeo – një uebsajt që njëkohësisht është një nga bazat e të dhënave më të mëdha në botë në lidhje me nivelin e jetesës, një indeks ku përfshihet krimi, çmimet e pronës, trafiku, shëndeti, ndotja etj, publikon renditjen e përvitshme të 327 qyteteve në botë.
Në prodhimin e indeksit të krimit, ky uebsajt merr për bazë krimet e dhunshme, krimet ndaj pronës, vjedhjet, por edhe perceptimin e qytetarëve apo të udhëtarëve në lidhje me sa i sigurt është një qytet për të ecur ditën apo natën.
Për vitin 2018, Tirana renditet në vendin e 117 nga 327 qytete të analizuara, duke qenë një qytet më i sigurt se shumica e kryeqyteteve Evropiane.
Lexo edheKiameti ka nisur në Bosnje, “zhduket” liqeni që dikur kishte mbi dy milionë peshq (Video)
Tirana ka një indeks krimi të barabartë me 39.47 dhe një indeks të përgjithshëm të sigurisë 60.53. Një renditje e shkëlqyer kjo për Tiranën e cila lë pas qytete si Londra apo Nottingham në Angli, Oslo në Norvegji, Berlini e Frankfurti në Gjermani, Madridi e Barcelona në Spanjë, Tuluza apo Parisi në Francë, Brukseli në Belgjikë, Melburni në Australi, Bolonja, Roma e Milano në Itali, Porto në Portugali apo Ankaraja në Turqi./Fax.al














