back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaUncategorized“Tigrat e Zi” presin fitoren e radhës në “Bajram Aliu” (foto)

“Tigrat e Zi” presin fitoren e radhës në “Bajram Aliu” (foto)

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

 

Të shtunen zhvillohet derbi drenicas në mes të KF Drenicës dhe KF Ferronikelit, dhe rrjedhimishtë nëpër ambientet sportive të Drenasit dhe Skënderajt flitet vetëm për këtë superduel.
Në “Bajram Aliu” pritet dyndje tifozësh, por kryetari i tifozëve të klubit të Ferronikelit” Tigrat e Zi” , Tol Dubovci, ka thënë për DrenicaPress, se ende nuk kanë vendosur për udhëtim të organizuar në “Bajram Aliu”, por do të jemi aty për ta mbështetur skuadren tonë.
“Ende nuk kemi marrë një vendim. Do të flasim së shpejti me kryetarin e klubit, Artan Berisha, dhe do të marrin një vendim, por sigurt do të jemi në stadium”, ka thënë Dubovci.
Ai ka shtuar se të gjithë tifozët e Ferronikelit presin fitoren e radhës nga skuadra e zemrës.
“Kemi ekipin më të mirë, dhe presim fitoren e radhës nga klubi ynë”, ka shtuar Dubovci.
I pari i “Tigrave të Zi” nuk pret ndonjë incident më “Shqiponja e Zeza”, pasi të gjithë janë drenicas dhe shpreson se këtu do të fitoj futbolli.
“Nuk presim probleme me “Shqiponjat e Zeza”. Jemi të gjithë drenicas dhe këtu duhet të fitoj futbolli dhe fryma e lartë sportive”, ka porositur Tol Dubovci, i pari i “Tigrave të Zi”.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz