Tifozi serb u mundua ta imitonte figuren e Neymarit
BILLI

Lexo edheAmerikë, edhe hoxha nga Drenica shfaqet duke bërë shqiponjën (FOTO)

Serbia është eliminuar nga Botërori në Rusi pas humbjeve nga Zvicra e Brazili. Një fitore në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë do t’i jipte Serbisë kualifikimin, por kështu nuk menduan brazilianët, të cilët fituan 2-0.
Një tifoz i kombëtares së Serbisë që kishte udhëtuar në Rusi për ta përcjellë nga afër ekipin është munduar të ngacmojë brazilianët duke imituar frizurën e Neymarit.
Sipas asaj që shihet në këtë fotografi, tifozi serb ka vendosur në kokë një objekt që duket si sfungjer kuzhine e që ngjan me flokët e verdhë kaçurrela të yllit më të madh të Brazilit.
Lexo edheAmerikë, edhe hoxha nga Drenica shfaqet duke bërë shqiponjën (FOTO)
Serbia do të kthehet në shtëpi, kurse Brazili do të luajë në fazën tjetër ndaj Meksikës.