back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaSport“Tifozat Kuq e Zi” me reagim të ashpër ndaj bashkëorganizimit Shqipëri –...

“Tifozat Kuq e Zi” me reagim të ashpër ndaj bashkëorganizimit Shqipëri – Serbi

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me organizimin e Kampionatit Evropian U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka kishte paralajmëruar muaj më parë se po bënin një bashkëorganizim të tillë, duke ngjallur reagime të shumta si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Tani kur është bërë zyrtare, reagimet janë bërë edhe më të ashpra nga populli shqiptar, duke bërë me dije se nuk kemi nevojë për një bashkëpunim të tillë me një vend që ka vrarë e zhdukur shumë shqiptarë.

Andaj, nuk kishte se si të mungonte reagimi i tifogrupit më të madh shqiptar, që kanë shkruar: “Do t’ju mallkojë historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur”.

Sipas marrëveshjes, hapja e kampionatit do të jetë në Novi Sad në stadiumin Karagjorgje, ndërsa finalja do të luhet në Tiranë në stadiumin e ri kombëtar, pasi plotëson kërkesat për të organizuar një ndeshje të atij lloji.

Krahas stadiumit Karagjorgje, kampionati do të luhet edhe në Leskovc, Zajeçar dhe Loznicë të Serbisë, ndërsa në qytetet e Shqipërisë do të luhet në Shkodër, Durrës, Elbasan, Leskoc. 

Të Fundit

Sport

ShowBiz