“Do t’i paguajnë shtrenjtë këto lot”
BILLI

Lexo edheZbulohet çfarë i tha Ronaldo arbitrit para se ta nxirrte me karton të kuq

Fitorja 2-0 e marrë nga Juventus kundër Valencia-s në javën e parë të Champions League ka patur një shije të hidhur për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Ronaldo në minutën e 29-të.
Portugezi ka reaguar pas një ndërhyrje të ish-interistit Murillo, duke e kapur këtë të fundit nga flokët. Arbitri i ndeshjes nuk është menduar dy herë dhe ka nxjerrë kartonin e kuq.
Një vendim ky që ka befasuar yllin e bardhezinjve, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë daljes nga fusha, dhe që mund t’i kushtojnë atij më shumë se një ndeshje pezullim në bazë të raportit të gjyqtarit.
Lexo edheZbulohet çfarë i tha Ronaldo arbitrit para se ta nxirrte me karton të kuq
“Duan të shaktërrojnë vëllanë tim. Do t’i paguajnë shtrenjtë këto lot”, ka qenë reagimi në rrjetet sociale i Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldo.