Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë
dp

Lexo edheProkuroria Speciale njofton për arrestimin e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer 8 vjedhje në subjekte të ndryshme brenda një jave, ndërsa ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të njëjtën vepër penale.
Operacioni i koduar “Multiple” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me strukturat e tjera policore në territoret ku ishin kryer vjedhjet, shkruan rtsh.al.
Sipas Policisë, i dyshuari O. H., 20 vjeç, gjatë periudhës 5–13 gusht 2026, dyshohet se ka vjedhur para dhe produkte në tetë subjekte të ndryshme.

Lexo edheProkuroria Speciale njofton për arrestimin e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë
Gjatë verifikimeve të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve, uniformat blu zbuluan se 20-vjeçari ishte aktualisht me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët pikërisht për vepra të ngjashme.
Policia vijon hetimet për të dokumentuar nëse 20-vjeçari është autor edhe i vjedhjeve të tjera të kryera në Tiranë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.