back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditThirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv, institucionet heshtin përballë gjuhës së...

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv, institucionet heshtin përballë gjuhës së urrejtjes

Të ngjajshme

Zelenski: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vijon të përshkallëzohet,...

Lookman bën një postim në “Instagram”, i kërkon Atalantës largimin

Ademola Lookman do të largohet nga Atalanta. Mirëpo nigeriani, nuk...

Vdes në moshë të re hoxha nga Presheva, Faton Musliu

Një rast i dhimbshëm ka ndodhur sot në Preshevë. Atje,...

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Kumanovë.

“BDI shpreh indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve. Në vend që ndeshja të ishte një manifestim sportiv dhe bashkimi, ajo u shndërrua në një teatër të nacionalizmit primitiv dhe urrejtjes kolektive, që nuk ka vend në një shoqëri që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. ‘Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘Dhoma e gazit për shqiptarët’, ‘Maqedoni e pastër’ – janë thirrje që na rikthejnë në epoka të errëta të historisë evropiane, dhe të cilat nuk mund të relativizohen, nuk mund të heshtën dhe nuk mund të tolerohen. Ajo që është edhe më shqetësuese dhe më e neveritshme është heshtja e organizatorëve, e Federatës së Basketbollit, e MPB-së, e Komunës së Kumanovës, e Qeverisë dhe e çdo përfaqësuesi të pranishëm në atë tribunë të ndotur nga urrejtja. Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje, që për ne është po aq i rëndë sa vetë koret. Për ne në BDI, këto akte janë një alarm i madh për demokracinë, për bashkëjetesën dhe për sigurinë e qytetarëve në këtë vend. Askush nuk ka të drejtë të promovojë pastrime etnike në stadiume dhe askush nuk ka të drejtë të luajë politikisht me ndjenjat e një populli që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e këtij shteti”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI me këtë rast kërkon Hetim urgjent të incidentit nga MPB dhe Prokuroria Publike, sanksione ndaj organizatorëve, reagim zyrtar dhe distancim publik nga Qeveria dhe çdo përfaqësues që ishte prezent, si dhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorim të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit institucional.

“Të gjithë duhet ta dinë: Nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste. Nuk do të heshtim as tani, as në të ardhmen”, thonë nga BDI.

- Advertisement -

Të Fundit