Thirrja e Kurtit dy orë para se të mbyllen vendvotimet
dp

Lexo edheSkandal në kufi Serbia tentoi të fusë materiale zgjedhore për të ndikuar në rezultatin në veri të Kosovës

Kanë mbëtur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve, për zgjedhjet komunale në vendin tonë.
“Në çdo qytet, në çdo fshat e në çdo lagje, gjithandej nëpër komuna, thirrni familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalim sa më shumë për të votuar. Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, ka thënë mes tjerash kryeministri Albin Kurti, transmeton IndeksOnline.
Reagimi i tij i plotë:
Qytetarë të Republikës,
Lexo edheSkandal në kufi Serbia tentoi të fusë materiale zgjedhore për të ndikuar në rezultatin në veri të Kosovës
Kanë mbetur më pak se dy orë nga e drejta jonë për të vendosur për të ardhmen e komunave.
Në çdo qytet, në çdo fshat e në çdo lagje, gjithandej nëpër komuna, thirrni familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalim sa më shumë për të votuar. Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët.
Nga Prizreni në Mitrovicë, nga Gjakova në Gjilan, nga Peja në Ferizaj, e deri në kryeqytetin tonë, Prishtinë, ashtu që të ndihet fuqia juaj në mbarë Republikën!