back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSkandal në kufi Serbia tentoi të fusë materiale zgjedhore për të ndikuar...

Skandal në kufi Serbia tentoi të fusë materiale zgjedhore për të ndikuar në rezultatin në veri të Kosovës

Të ngjajshme

Përveç presioneve në qytetarët e komunitetit serb në Kosovës, Serbia ka vazhduar tentimet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e sotme lokale edhe në forma tjera.

Gazeta Express, mëson se në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarninje, Policia e Kosovës ka sekuestruar disa materiale, fletë votime me të cilat, shteti serb ka planifikuar që të manipulojë procesin zgjedhor në komunat ku Lista Srpska ndihet më e rrezikuar nga kundërshtarët e saj, siç është komuna e Zubin Potokut, atje ku, Stevan Vulovic dhe subjekti Kosovski Savez, është duke rivalizuar kandidatin e Listës Srpska.

Sipas burimeve, bëhet e ditur se fletëvotimet në fjalë janë planifikuar që fillimisht të futën në Kosovë, e pastaj, të njëjtat të futën edhe në kutitë e votimit.

Ndryshe, më herët, Gazeta Express, ka raportuar edhe për presion që Serbia po ushtron mbi votuesit serbë të Kosovës. Për këtë, madje, shteti serb ka angazhuar edhe ish-policët që kanë dhënë dorëheqje në vitin 2022 nga detyrat e tyre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz