Koment nga Ervin Shkulaku
Sot deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka dhënë një goditje të rëndë Hashim Thaçit duke e thënë hapur se është i zëvendësueshëm.
Deputeti Kamishi siç njihet ndryshe, ka kërkuar që prijës i delegacionit në dialogun me Serbinë të jetë nipi i Adem Jasharit, Bekim Jashari.
E kjo thirrje e Kamishit duhet të jetë tingëlluese për PDK-në pasi vetëm kjo parti mund ta heqë qafë Thaçin nga skena politike.
Hashim Thaçi i njohur gjatë luftës me nofkën “Gjarpri” e ka marrë fuqinë politike në zonën e Drenicës dhe tashmë ka vite që kontrollon fuqishëm politikën e Kosovës duke i vënë me shpatulla pas murit kundërshtarët e tij. Para këtij mandati me shpatulla pas murit ishte Isa Mustafa të cilin e përdorën duke e lënë në postin e kryeministrit e pastaj e shkarkuan.
Tashmë edhe i forti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj është vënë me shpatulla pas murit
, e madje kur Anton Quni i kishte thënë, ” ej kryeministër je kryeministër prandaj udhëhiqe ti dialogun, e ndërsa Haradinaj e kishte mendjen te Thaçi e përpiqej t’i mbushte mendjen se Hashim Thaçi është njeriu që duhet të udhëheqë e jo ai.
Prandaj vetëm PDK, mund ta nxjerrë bllof Thacin e tashmë ka një kandidat të denjë për ta zëvendësuar të paktën në dialog, kandidatin e pavarur të Komunës së Skënderajt, Bekim Jasharin.
Bekim Jashari vjen edhe nga familja Jasharajt dhe është i vetmi që nuk po ia përton edhe Sami Lushtakut në Drenicë duke ia treguar vendin atje kur nuk ka të drejtë.
Gjithashtu me Kadri Veselin në krye, PDK ka shënuar humbje të njëpasnjëshme dhe e ardhmja e saj me të në krye është opozitë dhe pse jo shkrirje duke mos kaluar as pragun zgjedhor. E do të ishte e denjë që t’i bëhej ftesë Bekim Jasharit t’i bashkohej kësaj partie e ta udhëheqë atë.
Drenica ka fuqizuar PDK-në dhe vetëm Drenica mund ta fuqizojë përsëri. Mos e prisni këtë nga Veseli i Mitrovicës që nuk e fitoi dot as Komunën e Mitrovicës në zgjedhjet lokale./albeu.com/


