Thirrja e Erdogan: Gjithë bota islame të ndihmojë Shqipërinë
BILLI

Lexo edheHumbi vëllain, kunatën dhe nipin nga tërmeti – Halla vjen me mesazh prekës

Presidenti turk ka deklaruar se e “Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështes Shqipërinë”.
Erdogan tha se i ka telefonuar Kryeministrit Edi Rama dy herë për tu përditësuar në lidhje me operacionet e kërkim shpëtimit të të dëmtuarve nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë.
Presidenti turk theksoi se i ka dërguar ngushëllimet kryeministrit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit.

Lexo edheHumbi vëllain, kunatën dhe nipin nga tërmeti – Halla vjen me mesazh prekës
“Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila veçanërisht është detyra e Organizatës Islamike për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, deklaroi Erdogan./Shqiptarja.com