Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenti 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika12.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit, Kryesusi i Kuvendit të Komunës për datën 29.03.2018, duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës:
THËRRET
MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS
Mbledhja do të ketë këtë rend dite:
1. Proces verbali i mbledhjes të dt: 01.03.2018
2. Propozim vendim për shpalljen e ”Pandeli Majko” qytetar nderi i komunës së Drenasit
3. Propozim vendim për shpalljen e “Walburga Habsburg Douglas” qytetare nderi e Komunës së Drenasit
4. Raporti i punes të Kryetarit të Komunës për vitin 2017
5. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit të kuvendit të Komunës nr.463-34434 të dt.20.06.2016,në ngastren kadastrale 726/15 në zonen kadastrale në Drenas,që ishin dhënë në shfytëzim kompanisë “Valëdrini”shpk
6. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës 12 nr.353-12312 të dt.04.03.2015, në zonen kadastrale Korroticë e Ulet.
7. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit të kuvendit të komunës 12 nr.351-183 të dates 31.12.2004, në ngastren kadastrale 144/2 në zonen kadastrale në Polluzhë, që I ishin dhënë në shfytëzim kompanisë “Hitchenergy Kosova” me pronar Ali Kastratin nga Polluzha
8. Propozim vendim per shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të komunës 12 nr.463-16568 të dates 25.03.2015, ne ngastren kadastrale 295/1 në zonen kadastrale në sankoc,që ishte dhënë në shfytëzim Rashit Rashiti nga Sankoci
9. Propozim vendim per bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2017.
10. Propozim vendim për formimin e komisionit komunal të aksionarëve per ndermarrjen publike “Pastrimi”
11. Formimi i komisionit për zgjedhjen e këshillave neper fshatra dhe vendbanimet urbane
12. Propozim vendim për ndryshimin e emërtimit të Bibliotekës së Qytetit të Drenasit, me emrin “Ymer Elshani”.
13 . Zëvendesimi i antarit të Komitetit për Politik dhe Financa, si dhe zëvendesimi i antarit të Komitetit për Komunitete.
14. Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës
15. Të ndyshme