Theret me thikë një person në Krushë të Madhe pas një përleshjeje, arrestohet i dyshuari
dp

Lexo edheNjoftimet nga NATO dhe BE për Urën e Ibrit, deputetja e VV akuzon PDK’në e AAK që s’po e thonë asnjë “fjalë të mirë”

Një person është therur me thikë në Krushë të Madhe të Rahovecit, si pasojë e një përleshjeje fizike.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.
E njëjta ka shtuar se, i dyshuari është arrestuar, dhe se, është sekuestruar mjeti i dyshuar.
‘’Sot, rreth orës 14:35, përmes linjës telefonike është pranuar informata nga një qytetar lidhur me një përleshje fizike ndërmjet dy personave, e cila ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe, Komuna e Rahovecit.

Lexo edheNjoftimet nga NATO dhe BE për Urën e Ibrit, deputetja e VV akuzon PDK’në e AAK që s’po e thonë asnjë “fjalë të mirë”
Njesitet relevante policore janë përgjigjur menjëherë në thirrje,nga kjo perleshje viktima ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me një mjet të mprehtë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit ndërsa i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar poashtu është sekuestruar mjeti i dyshuar i përdorur gjatë incidentit.
Në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është inicuar rast “Lendim i rëndë trupor” dhe është ndaluar për 48 orë’’, ka njoftuar Krasniqi. /IndeksOnline/