Theret me thikë një 19 vjeçar në Drenas, Policia në kërkim të dy të dyshuarve
BILLI

Lexo edheSejdi Hoxha: Drenasi e Drenica është shembulli më i mirë i fitores së PDK-së

Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.
Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./IndeksOnline/

Lexo edheSejdi Hoxha: Drenasi e Drenica është shembulli më i mirë i fitores së PDK-së