BallinaLajmeTheret me thikë 34 vjeçari në sheshin e Mitrovicës

Theret me thikë 34 vjeçari në sheshin e Mitrovicës

Të ngjajshme

Edita Tahiri krahason Qeverinë Thaçi me Qeverinë Kurti: Atëherë e kemi mrekulluar botë me aftësitë tona

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me zhvillimet...

Pas Hajdarit, edhe Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Pas Albian Hajdarit, edhe futbollisti tjetër kosovar, Leon Avdullahu...

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

Është arrestuar i dyshuari me inicialet R.F., 24 vjeç në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se pas një zënke ka sulmuar me thikë viktimën E.L., 34 vjeç në sheshin e qytetit verior “Tony Blair”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e konfirmoi lajmin për KP. Viktima, sipas Zahitit është dërguar Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi që ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në këtë qytet.

“Në orët e mesditës në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari R.F, 24vjeç, pasi i njëjti dyshohet se me mjet të mprehtë, brisk, ka sulmuar viktimën E.L, 34 vjeç. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë ai.

Zahiti tha se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz