Thaçi, Vuçiqit: Lehtë të luhet roli i viktimës, Serbia kreu gjenocid në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë të përbashkët në Munih me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë të përbashkët në Munih me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.
Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të Vuçiqit, Thaçi tha se është shumë e lehtë të luhet roli i viktimës, por se sipas tij e tërë bota e di se forcat serbe kanë bërë gjenocid mbi popullin e Kosovës, raporton lajmi.net.
“Nuk e kuptoj se çka po mbron sot, është shumë e lehtë të luhet drama apo të luhet drama e viktimës. Historia nuk mund të rishkruhet, e tërë bota e di që pastrimi etnik është bërë nga policia dhe ushtria serbe”, tha ai
Tutje, duke folur për marrëveshjet e arritura në Bruksel, Thaçi tha se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin, mirëpo se në bazë të Kushtetutës.
“Sa i përket Asociacionit ne jemi marrë vesh që duhet të formohet, por vetëm në bazë të Kushtetutës. Kuptimi këtu është se Vuçi ende nuk e kupton që Kosova është sovrane dhe e njohur më shumë se nga 115 shtete. Ende besoj dhe shpresoj ani pse duke e pamundur, sepse ekziston vullneti për t’u ulur dhe për të biseduar”, tha tutje ai.

Lexo edheKryemadhi: Ditë makthi do vijnë për Ramën, sot iku si frikacak
Thaçi tutje tha se ata që janë kundër dialogut, janë edhe kundër paqes, dhe se sipas tij të dy shtetet e kanë shprehur vullnetin për një marrëveshje.
“Ata që janë kundër dialogut, duan tëndërtojnë mur për paqen. Ne e kemi shprehur vullnetin për një marrëveshje finale e cila do të sigurojë pranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ftoj të gjitha shtetet të jenë unike, e dijmë që SHBA-të kanë dërguar një letër dhe janë shumë të kjarta për këtë çështje”, tha ai.
Sipas Thaçit, për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve, mund të merret modeli mes Francës dhe Gjermanisë. /Lajmi.net/














