Kryemadhi: Ditë makthi do vijnë për Ramën, sot iku si frikacak

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e quajti protestën që opozita mbajti sot si fundin e kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat një orë pas përfundimit të protestës, Kryemadhi u distancua nga dhuna që shpërtheu në protestë, duke thënë se protestuesit që shkatërruan skelën mbrojtëse në derën e kryeministrisë.
“Sot Ramës shqiptarët i treguan që ke ikur si frikacak dhe nuk gjen vend ku të fshihesh. i treguan që mund të përdorë çdo lloj arme por ata nuk i tut dot, tregoi që është frikacak, dhe është vetëm. mësime të tjera e presin akoma dhe më shumë. jo gaz lotsjellës jo plumba plastik, por sikur gjithë arsenalin bërthamor ta mbledhë kundër popullit, ai nuk mund ta mundë dot.
Populli i tij janë shqiptarët që e duan vendin e tyre dhe treguan që janë kundër politikës së Edi Ramës, kundër taksave të larta. Sot filloi rrënimi i botës së krimit që përfaqësohet nga Rama. Ditë të tjera do të vijnë me më shumë makth.

Lexo edheJahjaga takon Ivanka Trump, i flet për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë
Më lejoni t’ju falenderoj për pjesëmarrjen paqësore dhe model të gjithë protestuesve që nuk u bënë pre e njerëzve të Edi Ramës. Gra dhe vajza që lotonin dhe kalohej gazi helmues i Ramës, nuk mund të helmojë dot të ardhmen e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.














